Gazetari i njohur Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë të shtunë, kur u ekzekutua ish-kryepolici i Vlorës Artan Cuku.

Sipas tij, ai është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, pasi mënyra se si kanë vepruar autorët është perfekte dhe e sprovuar.

“Fakti që e kanë goditur shumë pranë banesës do të thotë se i kanë studiuar me vëmendje lëvizjet e tij.

Mjeti që kanë përdorur dhe arma dëshmon që atentati ka qenë i përgatitur mirë dhe plumbat që kanë goditur në organet jetësore dëshmojmë që kemi të bëjmë me një qitës që s’ka qëlluar për herë të parë, por është i sprovuar.

Autori që e ka marrë përsipër për të kryer një atentat dhe për fat të keq e ka arritur qëllimin, është larguar dhe s’ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të mbyllura”, tha Artan Hoxha.