Gazetari Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Opinion” bëri një deklaratë të fortë kur tha se “porti i Durrësit është jashtë kontrollit!”
Gazetari Koka e ka shpjeguar deklaratën e tij duke zbuluar detaje të tjera në lidhje me një vrasje të bujshme që ka ndodhur nëntorin e kaluar në Durrës, ekzekutimin e Edison Harizajt, i njohur si “padrino” i krimit.
Koka tha se një prej eksponentëve më të rëndësishëm të botës së krimit, pas vrasjes nga Policia i është gjetur një dokument që i lejonte atij hyrje në portin e Durrësit.
“Një nga eksponentët më të rëndësishëm të botës së krimit, ka pasur me vete në momentin e portit të Durrësit, e kishte me vete të mbishkruar: Autoriteti Portual i Durrësit. I është bërë atentat nëntorin e kaluar”, tha gazetari.
Ndërkohë, në një tjetër atentat të tipit mafioz, ku një eksponent i krimit ka mbetur i plagosur, në automjetin e tij janë gjetur fotokopje të hipotekës së 15 objekteve që ndodhen në portin e Durrësit.
Deklarata e plotë e Kokës:
Kjo është një nga kontrollet që është bërë ditët e fundit, ku policia kontrollon kontenierët me banane. Kemi ardhur në këtë ditë ku policia bën rolin e kontrolluesit, për shkak se porti nuk e asiston me punonjës. Ajo çka ka ndodhur tre ditë më parë për mendimin tim dhe shumë specialistëve në Policinë e Shtetit është shumë zhurmë për asgjë. U bë një operacion për kapjes sipas pretendimit se kishte indicie se do të vinte një kontenier me drogë, por asgjë nuk u kap. Porti i Durrësit është tërësisht jashtë kontrollit për shkak se asnjë nga ngarkesat e kapura në vitet e fundit me kokainë nuk është kapur si rezultat si një punë mirfilltazi hetimore, procedurale me informacione inteligjence. Këto operacione të kujtojnë vrasjet e 10-15 vite më parë, pesë ditë më mbrapa policia dilte e bënte kontroll në lokale e dyshuara dhe bënte terror në qytete. Një muaj më mbrapa ndodhte vrasja dhe policia nuk zbulonte asgjë. Do të jap dy shembu se çfarë ndodh dhe çfarë aksesi kanë grupet kriminale dhe krerët e tyre në Portin e Durrësit. Në fund të vitit të kaluar është vrarë një nga eksponentë më të rëndësishëm së botës së krimit në Shqipëri i është gjetur një dokument si sakt si origjinal si punonjës i Portit të Durrësit, i lëshuar nga Autoriteti Portual i Durrësit. Po flasim për eksponent të rëndësishëm që futen brenda portit që futej dhe kontrollonte mallin. Dokumenti ishte origjinal dhe askush nuk dinte se kush e ka lëshuar. Dokumenti nuk kishte emër drejtori kishte një vulë dhe një firmë që nuk dihet se e kujt është. Në fillim të verës së këtij viti i është bërë antentat një tjetër eksponenti të rëndësishëm të botës së krimit në makinë e të cilit janë gjetur 15 fotokopje të hipotekave të objekteve të potit të Durrësit. Çfarë u duhet këto dokument për tu aksesuar në port? Apo të japim shembuj të tjerë për të treguar se si ky port ka dal jashtë kontrollit. Më e rëndësishmja, vendet e Beneluksit kanë ngritur zyra hetimore dhe po punojnë me Amerikën Latine për të identifikuar shtetasit shqiptar që udhëtojnë drejtë këtyre vendeve, apo që kanë veprimtari të dyshuar.





