Një padi e re është depozituar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga gazetari Adriatik Doçi.

Ai kërkon ndjekje penale ndaj ish-ministrit të Financave, i cili aktualisht është deputet në Kuvend.

Padia ka të bëjë me një vilë të përfituar nga ish-ministri Ahmetaj në Hamallaj nga Klodian Zoto, sipas gazetarit.

Doçi deklaroi se vila është porositur nga Klodian Zoto dhe tani është emër të bashkëjetueses së Ahmetajt, Eriola Hoxha dhe kap vlerën e 1 milionë eurove.

Gazetari kërkon ndjekje penale nga SPAK për ish- zv.kryeministrin, i cili aktualisht është deputet në Kuvend dhe bashkëjetuesen e tij.