65-vjetori i shkrimtarit dhe gazetarit të njohur nga Durrësi, Bashkim Hoxha, ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta dhe ish-presidenti, Bamir Topi.
Në një postim në Facebook, presidenti Meta ndan me ndjekësit një foto të shkrepur gjatë takimit me gazetarin Hoxha të cilit i uron edhe shumë dekada të tjera.
"Bashkë me ish Presidentin Topi duke uruar sot për 65-vjetorin e lindjes, shkrimtarin dhe gazetarin e mirënjohur Bashkim Hoxha. Edhe shumë dekada të reja për të, me lumturi dhe krijimtari!"





