Gazetari gjerman Pieter Tiede në një postim në Facebook shkruan se qeveria e Shqipërisë do të arrestojë kryedemokraitn Lulzim Basha, në mënyrë që të heqë vëmendjen nga përgjimet.

"Sapo kam dëgjuar se qeveria e Shqipërisë po konsideron të mundshëm arrestimin e kreut të opozitës Lulzim Basha. E gjitha kjo bëhet që qeveria të heqë vëmendjen nga skandali i blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017. BILD nuk ndalet dhe do të publikojë sërish fakte. Pyetja është, a kërkon qeveria të arrestojë çdo ditë politikanët e opozitës për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet? Sidoqoftë ne nuk e lejojmë veten që të nxitojmë, por bazohemi vetëm në fakte të sakta. Siç thashë: sot pasdite vonë", shkruan gazetari gjerman Tiede.