Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se çështja e opozitës ka arritur në një emergjencë kombëtare.
Ai tha se Opozita është në situatë ulëritëse sepse nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve edhe kundër Ramës.
Hoxha: Çështja e opozitës ka arritur në një emergjencë kombëtare në kuptimin e plotë të fjalës, për demokracinë funksionale. Nëse Rama do të vazhdohet të lihet në këtë rrugë, nuk e di, sepse kanë tejkaluar tashmë edhe pushtetin e Enver Hoxhës.
Demokracia funksionale dhe përfaqësimi çdo ditë e më shumë është ngushtuar dhe po shkatërrohet ekonomia duke u zbrazur edhe vendi. Të gjithë këto vende që janë autokrate kanë krijuar një diferencë ekstreme duke zhdukur shtresën e mesme. Opozita është në situatë ulëritëse sepse nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve edhe kundër Ramës.