Gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu është shprehur sot në “Breaking” në Top News se deklarimet e fundit publike të Ministrisë së Brendshme lënë të kuptohet se hetimi për zhdukjen e Ervis Martinajt po zbehet.

“Ministri i Brendshëm u përgjigj në mënyrë të thatë për Ervis Martinajn, ndryshe nga çfarë deklaronte drejtori i Përgjithshëm i Policisë më parë. Duket se kjo çështje është larguar nga hetimet e policisë. Besoj se edhe për shumë kohë nuk do të ketë përgjigje nga Ministria dhe policia. Lezha është një qark me problematikë të zhvilluar, aty ka disa gjakmarrje në zhvillim. Dy janë çështjet kryesore të gjakmarrjeve të rënda, në Lezhë dhe Mirditë dhe ku policia mendon se mund të ketë zhvillime dhe e ka nën kontroll”.