Gazetari i njohur Flamur Vezaj do të largohet nga Shqipëria pasi i ka dalë Lotaria Amerikane.
Gazetari i “AbcNews” ka raportuar qindra ngjarje të rëndësishme, ka marrë pjesë në debate të shumta televizive si dhe është autor i disa shkrimeve investigative dhe është shpërblyer me çmime të ndryshme në fushën e gazetarisë.
Vezaj ka postuar një video ku përmbidhet puna e tij si gazetar si dhe ka postuar një status që ka prekur miqtë, të afëmrit dhe kolegët e tij.
Miq, koleg e te aferm, pas 15 vitesh ne Shqiperi dhe mbi 12 vite pune ne media te shkruar e vizive po e mbyll ketu, per te hapur nje kapitull tjeter ne nje vend shume larg Shqiperise e Kosoves per shume e shume arsye!!
Ju falenderoj te gjitheve pa perjashtim, qe nga profesoret e Gazetarise, Juridikut, koleget e mediave, ne vecanti sektorit te kronikes nder vite e shume bashkepunetoreve te tjere. Duke perfshi ketu roje, sekretar/e, oficer policie, jurist, avokat, prokurore, gjyqtare, drejtor e specialist te administratave te ndryshme!
Falenderoj edhe te gjithe ata qyetetar te thjesht e shume njerez te mire te ketij vendi te begat, te cilet me besuan dhe ndan me mua shume halle e informacione te ndryshme per t'ia percjell publikut!
Pa JU nuk do isha ketu ku jam!
Ne fund, nje falenderim per koleget e ABC NEWS me te cilet kam punuar keto 54 muajt e fundit duke mos perjashtuar ketu operatoret dhe montazhieret, qe punen e perditshme ma ben me te lehte
Po e ndaj me ju nje video emocionuese per mua, qe koleget ma bene dhurate
Do rishihemi perseri!
Mbetshi me shendet dhe Zoti ju ruajt te gjitheve!





