Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ka organizuar një konferencë për shtyp të dielën, sapo ka përfunduar ndeshja me Valencian, në “Camp Nou”. “Lucho” është ballafaquar në mënyrë të habitur me një gazetar, që ishte në gjumë të plotë. Ky moment anekdotik ka bërë që të ketë jo pak nota humori te të pranishmit. Kurrë nuk kishte qenë një situatë e ngjashme në karrierën e tij, sepse Luis Enrique i mungon gjithnjë buzëqeshja para gazetarëve.
Ky moment surreal ka pasur në qendër gazetarin e “CBS Radio News”, veteran në profesion, i cili ishte kapluar nga gjumi i plotë kur ka filluar konferenca për shtyp. Luis Enrique , i cili e kishte nisur konferencën për shtyp, kur ka parë gazetarin në gjumë, ka ndaluar dhe ka filluar të qeshë. Kurrë nuk e kishim parë trajnerin e Barcelonës të qeshë në një konferencë shtypi. “Ja, më ndodhi për herë të parë që të kem përballë një gazetar në gjumë, në një konferencë shtypi. Ju shoh të lodhur, ndaj nuk kam asgjë më shumë për të treguar”, – tha Luis Enrique, duke qeshur. Për fat të mirë, gazetari në fjalë e ka lënë shpejt sallën e konferencave për shtyp dhe Luis Enrique ka vazhduar.