27 janar 2015 –  Xherdan Shaqiri u fut në fushën e lojës në ndeshjen e fundit Inter-Torino në minutën e 56, por sërish ka marrë shumë kritika nga shtypi italian. Një prej tyre ishte edhe editorialisti i "Giornale", Riccardo Signori.

Sipas tij, Interi tani e ka kuptuar se ish lojtari i Bayern Munchen dhe Basel nuk është asgjë më shumë se një futbollist stoli.

"Interi u ka dhënë shtëpi Shaqirit e Podolskit, por tani e ka kuptuar pse ata qëndronin më parë në stol", ka shkruar Signori.

Kjo është një kritikë e fortë për Shaqirin, i cili ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me Interin dhe ka shënuar edhe një gol.