Peter Lalor, një gazetar sportiv australian ka paguar një shumë të madhe parash për 1 shishe birrë.
Gazetari ka porositur një birrë që kushton vetëm 6.8 dollarë në një hotel në Manchester, të cilën preferoi ta paguante me kartë krediti dhe i kushtoi plot 68 mijë dollarë.
Kur i vjen fatura ai nuk e sheh fare por pak çaste më vonë punonjësja e hotelit i thotë që ka ndodhur një gabim i vogël. Pasi thërret menaxherin e hotelit, ai i shpjegon situatën duke i kërkuar falje dhe se do e zgjidhte atë punë.
Lalor thotë se ka pirë birrën më të shtrenjtë në histori, ndërsa shkruan në Twitter:
“Nuk i kisha syzet me vete dhe nuk e lexova faturën fare madje ia ktheva vajzës. Por ndërkohë pyeta me vete se sa pagova për atë birrë. Unë e pyeta punonjësen e cila sheh shumën e paguar dhe filloj të qeshte, por nuk më thoshte se përse. Pastaj vjen menaxheri që e merr situatën në dorë”.
Dy ditë më vonë ai vërteton se paratë me të vërtetë ishin marrë nga llogaria e tij bankare. Një përfaqësues i Visa tregon se po investigohet çështja dhe se do t’i rikthehen paratë madje do të marrë dhe një dëmshpërblim prej 1200 dollarësh.





