Disa orë përpara koncertit të mbrëmjes së sotme në kuadër të pavarësisë së Kosovës, Rita Ora ka dalë në një konferencë për mediat.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, është surprizuar nga pyetja e gazetarit të Dukagjinit.

"Unë kam veç një pyetje. A do martohesh me mua?", i tha gazetari.

"Uauuuuuu… Mund të them se, fillimisht mund të dalim bashkë", iu përgjigj duke qeshur këngëtarja me famë botërore.

"Ju keni një shans për të prezantuar veten e për t’u mbajtur mend përgjithmonë. Mesazhi im më i rëndësishëm është të qendrojmë të bashkuar", tha Rita para gazetarëve ndërsa përmendi edhe Dua Lipën e Bebe Rexhën si dy këngëtare që gjithashtu po e përfaqësojnë Shqipërinë më së miri.