Është mbajtur në Romë koncerti "Të bashkuar në muzikë në kujtim të Skënderbeut".
Shumë personazhe të famshëm shqiptarë ndodheshin atje për të festuar "Vitin e Skëndërbeut", ndër to edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.
Në ceremoni ishte prezent edhe gazetari e spikeri i lajmeve Drini Zeqo.
Gazetari ka postuar një foto në rrjetet sociale me këngëtaren, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është prania e një djali të vogël në foto.
Ai është pozicionuar ndaj kamerës, ndërsa mimika e tij i ka bërë të gjithë të qeshin.