Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, ku sipas tij duket 32-vjeçari Lear Kurti në gjendje të rëndë dhe një polic që e ngre me forcë, momentet e arrestimit dhe para se viktima të nërronte jetë.

Në deklaratën zyrtare AMP thotë se Leari është shoqëruar në Komisariat, ku më pas pasi është ndjerë keq, është çuar i gjallë në Spitalin e Traumës. GËNJESHTËR!!!!!Leari duket që në këtë video që është në gjendje të rëndë. Leari duket që s’ka pranga në duar. Si iu vendosën ato? Çfarë po përpiqet të mbulojnë autoritetet? Si përfundoi 32-vjeçari në këtë gjendje? Kjo çfarë bën Policia është e rrezikshme. Krijon precedent mosbesimi të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, Shkruan Stafa ndër të tjera.

STATUSI I PLOTË:

Agjencia e Mbikqyrjes Policore gënjen përsëri? Policia e Shtetit, Prokuroria duhet të bëj transparencë se çfarë ka ndodhur me Lear Kurtin. Në video duket 32-vjeçari në gjendje të rëndë dhe një polic që e ngre me forcë, dhe kuptohet që Leari duhej nisur për në Spital.

Në deklaratën zyrtare AMP thotë se Leari është shoqëruar në Komisariat, ku më pas pasi është ndjerë keq, është çuar i gjallë në Spitalin e Traumës.

GËNJESHTËR!!!!!

Leari duket që në këtë video që është në gjendje të rëndë. Leari duket që s’ka pranga në duar. Si iu vendosën ato?

Çfarë po përpiqet të mbulojnë autoritetet? Si përfundoi 32-vjeçari në këtë gjendje? Kjo çfarë bën Policia është e rrezikshme. Krijon precedent mosbesimi të qytetarëve tek Policia e Shtetit.