Një ditë më pare, KPK shkarkoi nga detyra gjyqtarin gjyqtarin pranë Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, Gurali Braimllari, kandidatin për Gjykatën Speciale.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj, i cili shprehet se ishte banda e Durrësit ato që shkarkuan gjyqtarin Brahimllari.

Sipas Vezajt, Brahimllari u shkarkua nga “Banda e Durrësit” të cilët i kishte dënuar me 4 burgime të përjetshme.

Reagimi i plotë:

Banda e Durresit” shkarkoi gjyqtarin Brahimllari!
###
Gjyqtari i Gjykates se Apelit per Krime te Renda z.Gurali Brahimllari u shkarkua nga “Banda e Durresit” te cilet i kishte denuar me 4 burgime te perjetshme! Ne fakt vendimin e shkarkimit ia komunikuan anetatet e KPK-se ne emer te “Vetingut” por me porosi te “bandes”! Se keta te fundit, nuk ia falen asnjehere ate vendim, qe me pas i solli shpenzime te medha financiare ne Gjykaten e Larte ku edhe ia ndryshuan denimin Lul Berishes dhe shokeve te tij!! Gjyqtari Brahimllari i rezistoje joshjes, presioneve, kercenimeve, shantazheve te “Bandes se Durresit”, grupeve e individeve te ndryshem duke mos bere kompromise ne emer te ligjit dhe ja shperblimi! Hidhet ne rruge pa i degjuar dhe marr ne konsiderate arsyetimet dhe provat e dorezuara per pasurine! Per keto arsye e te tjera si keto me lind dyshimi se jane pikerisht zyrtaret e komanduar nga “Banda e Durresit” qe kane ndikuar ne vendimin e shkarkimit te gjyqtarit Brahimllari, nje gjyqtar korrekt dhe i paperfolur ndonjehere per korrupsion! Por mos u merzit z.gjyqtare se “reforma” eshte bere per t’ju larguar juve qe keni denuar “bandat” e rrezikshme! Edhe ti e pesove njesoje si kolegu z.Idriz Mulkurti qe rezistoje deri ne fund duke denuar Dritan Dajtin me “burgim te perjetshem” e qe tashme disa koleg tuaj te pandershem ia lehtesuan denimin! Mos u deshproni se keni ikur me koken larte! E mua vendime te tilla si ndaj G.Brahimllarit, I.Mulkurtit, A.Sevdarir, G.Trenoves etj, me forcojne dyshimet se “Vetingu” eshte thjeshte nje justifikim! Imagjinoni cfare mesazhe japin vendime te tilla!!!Turp!