Gazetari Eni Ferhati zbuloi në emisionin Now në Euronews Albania emrat e politikanëve të lartë shqiptarë që u bënë pjesë e krimit ose që humbën mandatin përmes ligjit të dekriminalizimit.
Ajo që bie në sy është se më shumë e prekur nga ligji i dekriminalizimit ka qenë PS dhe zyrtarët e saj.
Arben Ndoka, ish-deputeti i PS ka pasur probleme me drejtësinë në Shqipëri. Armando Prenga subjekt i dekriminalizimit, është arrestuar kur ishte në detyrë për plagosje të rëndë me dashje. Deputeti i PD Mhill Fufi është prekur nga ligji i dekriminalizimit.
Deputeti i Vlorës Shkëlqim Selami humbi mandatin pasi kishet fshehur një dënim të formës së prerë në Itali.
Mark Frroku pati probleme për vazhdimin e mandatit pas arrestimi për atentatit e pretenduar ndaj Ilir Metës.
Aqif Rakipi nuk kishte deklaruar ndalimet në shtetin italian. Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku i PS në Kavajë i cili u rikthye sërish në SPAK.
Valdrin Pjetri që është një rast që nuk i duhej ndërprerë mandati, pasi kishte qenë shumë i ri kur ishte dënuar në shtetin italian.
Ish-ministrat Lefter Koka, Sajmir Tahiri dhe ish-deputeti Alqi Bllako, aktualisht janë në burg për probleme me drejtësinë.