Një gazetar i njohur në botën e Formula 1, ka zbuluar situatën shëndetësore të Mikael Shumaker, rreth të cilës ka shumë mister që pas aksidentit me ski 11 vite më parë. Asokohe Shumaker kaloi në koma dhe më pas u zhduk nga sytë e publikut.
Familja e tij ka ruajtur fshehtësinë e plotë rreth gjendjes shëndetësore, por Feliks Gorner, një gazetar shumë i njohur për informacionet rreth Formula 1, i cili punon për rrjetin gjerman RTL, ka treguar detaje të rëndësishme për situatën e shtatë herë kampionit të botës.
”Situata është shumë e trishtë. Ai ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme dhe është i varur plotësisht nga persona që përkujdesen për të. Dhe ai nuk mundet më të shprehet në mënyrë verbale.
Aktualisht janë maksimumi 20 persona të cilët mund të kontaktojnë dhe i afrohen Mikael. Sipas opinionit tim, kjo është strategjia e duhur, pasi familja po vepron në interesin e Mikael. Ata kanë mbrojtur në mënyrë strikte privatësinë e tij dhe kjo nuk ka ndryshuar”, tha gazetari gjerman.