Gazetarja durrsake e Top Medias, Elona Duro është bërë sot nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit është Tomas.
Nënë e bir duket se gëzojnë shëndet të plotë dhe kjo është padyshim dhurata më e bukur që gazetarja mund të merrte në fillim të këtij viti.
Elona e ka publikuar vetë lajmin e mrekullueshëm në "Instagram" ku shkruan:
"Bebi Tomas erdhi ne jete. Elona dhe Lorenci jane me te lumturit ne bote. Mireseerdhe dashuria jone."
Çifti u lidh në martesë gjatë këtij viti në një ceremoni në Bashkinë e Tiranës.





