Aktorja meksikane Carmen Aub kërcënohej nga një gazetare që i kërkonte 1000 dollarë për të mos publikuar 2 foto të saj nudo, së bashku me një mashkull.

E gjendur përballë këtij kërcënimi, aktorja i publikoi vetë dy fotot në Instagramin e saj, duke mbuluar pjesët intime.

Aktorja tha se më mirë i publikonte vetë fotot falas dhe paratë i dhuronte për një organizatë bamirëse që ndihmon të sëmurët me SIDA, sesa t’i nënshtrohej kërcënimit të gazetares dhe t’ia jepte asaj shumën e kërkuar.