Në sezonin e marketos televizive, që duket se ka nisur tashmë në pjesën dërrmuese të ekraneve shqiptare,një tjetër lëvizje e madhe pritet të ndodh këto ditë. Bëhet fjalë, për moderatoren dhe gazetaren e njohur Eni Vasili, e cila prej disa vitesh drejton formatin "Studio e hapur" në News 24.

Sipas, Politiko. al, prej muajit shtator, moderatoren e njohur nuk do e shohim më në News 24, pasi një tjetër marrëveshje e re duket se është dakordësuar prej saj dhe A2, televizionit më të ri që pritet të startojë shumë shpejt, por deri më tani nuk kemi një reagim nga ana e Eni Vasilit për këtë lajm që po qarkullon në media.