Ndër lajmet më të bukura që i është dashur të përcjellë tek publiku ndër vite, me siguri ky është më i bukur i jetës së saj. Lira Burgija, folësja e lajmeve në “Vizion Plus”, do të bëhet nënë për herë të parë. Sipas revistës Bordo, gazetarja e njohur është në pritjen e ëmbël, dhe bebushi pritet që të vijë në jetë pas tre muajsh.

Siç mësohet, Lira ka preferuar që të tregohet shumë diskrete në këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj private, duke dashur që të shijojë çdo moment të pritjes së ëmbël larg syve kureshtarë të medias.

Përveç angazhimit në televizon, ajo punon edhe në një shoqëri gjermane në Tiranë, e veçmas aspektit profesional që është në kulmin e tij, Lira Burgija do të kurorëzojë me një bebe, lidhjen e saj të dashurisë me Ertjanin, ekonomistin që i ka rrëmbyer zemrën prej disa kohësh.

Çifti do të bëhen këtë verë prindër për herë të parë dhe lumturi më të madhe për ta nuk mund të ketë!