I pyetur pas mbledhjes së qeverisë lidhur me hetimet që ka nisur tashmë SPAK ndaj ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, kryeministri Rama zgjodhi të mos përgjigjet dhe u largua.
Ndërkohë që ish-zv. kryeministri tashmë është nën hetim nga drejtësia, Rama duket se po bën me Ahmetaj atë që ka bërë me gjithë bashkëpunëtorët e tij, duke e lëshuar te drejtësia.
Ai më herët është shprehur se çdokush që ka probleme me drejtësinë e ka personale dhe jo kolektive me Partinë Socialiste apo me qeverinë e tij.