UASHINGTON, 9 tetor 2014– Ministri i Shqipërisë për Mirëqenien Sociale dhe Rininë, z.Erion Veliaj ishte i ftuar në një intervistë të drejtpërdrejtë në studion e Zërit të Amerikës. Gazetarja Ardita Dunellari, e cila zhvilloi një intervistë deri diku debatuese, (që e vuri paksa në pozitë ministrin Veliaj) tha se Shqipëria tingëllon një vend fantastik kur lexon projektet e politikanëve.
Ajo gjithashtu shfaqi interes dhe për mungesën e reagimit nga ana e ministrit në festimet e 70-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës. Sipas gazetares të Zërit të Amerikës shallet e kuqe dhe portretet e Enver Hoxhës janë simbole ofenduese ndaj ish – të përndjekurve.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





