Pas deklaratës së kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili mbrëmjen e sotme mohoi që personi me të cilin shfaqet në përgjime është Astrit Avdylaj, ka reaguar gazetarja Klodiana Lala.

E pranishme në emisionin “Të paekspozuarit”, Lala u shpreh se pretnedimet e tij nuk janë vërteta, pasi numri është i konfirmuar nga Prokuroria dhe përgjimet janë të autorizuara.

“Është numër i konfirmuar nga Prokuroria, janë përgjime të autorizuara dhe të konfirmuara nga Prokuroria, ky është numër i Astrit Avdylit, që përdoret nga Astrit Avdyli”.