Një gazetare daneze, Louise Fischer, ka bërë bujë në mediat vendase, pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie. Ky raportim, aspak i zakontë i tillë shkaktoi reagim në publik, me shumë që e kritikonin apo e mbështesnin atë.

Gazetarja 26-vjeçare, raporton Daily Mail, ishte në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid. Ajo deklaroi se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal seksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses. Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Nga ana tjetër, ajo komentoi edhe reagimin e prindëve të saj.

“Unë nuk kam një të dashur, kjo e lehtëson situatën. Mamaja ime mendon se kjo gjë ishte qesharake, ndërsa babai im mendon se ishte diçka vërtet e lezetshme”,

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.

“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë. Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Në materialin audio që e ka shpërndarë ajo vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë.