Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka komentuar dorëheqjen e Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

Lala tha se Veliu ka ikur pë një fakt shumë të thjesht. Ai nuk i duhej më Edi Ramës, pasi e ndihmoi të fitonte zgjedhjet.

“Ardi Veliu i garantoi Ramës mandatin e tretë, më pas nuk i duhej dhe e hoqi. Forma dhe mënyra është çështje tjetër.

Zoti Veliu nuk kishte ndonjë rezultat në krye të policisë.

Për të vetmen gjë që do ta mbaj mend, është se i bëri shëtitje me makinën e tij personale, Klemend Balilit”, tha ndër të tjera Lala.