Teksa zhvillohej debati për Kryeprokurorin në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News 24”, në një lidhje direkte gazetarja Klodiana Lala ndërhyri duke thënë se Kryeprokuri Llalla po vijon punën normalisht në zyrën e tij.
“Adriatik Lllalla nuk ka ikur akoma. Sot (dje) është paraqitur në zyrën e tij. Dua të përmend disa emra të përfolur ditët e fundit, është Prokurori i Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi. Ky është emri që qarkullon ditët e fundit, ai ka shprehur ambicjen e tij. Henrik Ligori është një tjetër emër i përfolur, ka gradë shkencore, është me eksperiencë, por flitet për një tërheqje të tij pasi bashkëshortja e tij ka qenë ish-deputete e PS-së”, deklaroi Lala.





