Brazil, 21 qershor 2014 – Edhe pse gazetare, bukuroshja meksikane Vanessa Huppenkothen po bën bujë në Botërorin "Brazil 2014" për shkak të hireve dhe famës që po fiton çdo ditë e më shumë.

Së fundmi ajo ka kaluar nga roli i intervistues në të intervistuar, duke dhënë mendimin e saj se cila Kombëtare do të ngrejë trofeun e Kampionit të Botës më 13 Korrik në finalen e madhe të "Maracana"-së. 

"Sigurisht, Gjermania është kampione Bote", ka thënë Vanessa për prestigjozen gjermane "Bild".

A do ti dalë parashikimi meksikanes? Të presim e të shohim…

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/