Kryetarja e LSI zgjodhi për të marrë mandatin e deputetes në Fier, duke lënë jasht Kejdi Mehmatajn për të futur në Kuvend Petrit Vasilin.

 Kjo zgjedhje në një mënyrë bie ndesh me parimet e LSI e cila pretendon se është një parti e të rinjve, ndërkohë që lë jashtë Mehmetajn dhe çon në Kuvend Vasilin.

Ndërkohë, ka reaguar për herë të parë dhe deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila ka thënë se ajo mban përgjegjësi që nuk mori dot vota në Fier, e madje kryetarja Monika Kryemadhi kishte “të drejtë” të zgjidhte Fierin.

Unë isha dhe drejtues politike e qarkut të Fierit. Rezultatet nuk shkuan ashtu si e menduam. Ne kemi filluar analizat, ku qëndron problemi. Përgjegjësia është dhe personale në këtë qark që unë drejtova. Zonja Kryemadhi e ka deklaruar që para dy vitesh se do të ishte deputete e Fierit. Që para se të bëhej Kodi Zgjedhor”, është shprehur Mehmetaj.

Për, këtë ajo pati një debat me gazetaren Sidorela Gjoni, në emisionin e së cilës ishte e ftuar.

Gazetarja: Zonja Kryemadhi zgjodhi të çojë në Kuvend zotin Vaisli dhe jo juve

Mehmetaj: Ka qenë një vendim i marrë që para zgjedhjeve, që zonja Kryemadhi do të ishte deputete e Fierit. Këtë e kemi diskutuar dhe me strukturat. Ky është dhe një reflektim i imi për rezultatet. Pyetja juaj më duket një dëshirë për të bërë diversion brenda vendimmarrjes së LSI.

Gazetarja: Jo nuk me intereson diversioni në LSI. Por, çfarë duhet të mendojnë qytetarët, për ju që jeni më e votuara në Qarkun e Fierit, me Pertrit Vasilin që ka marrë vetëm 361 vota? Ç’do mendojnë qytetarët kur të shikojnë atë në parlament dhe jo juve.

Mehmetaj: Unë nuk e fitova dot mandatin ndaj

Gazetarja: Për cfarë garove Kejdi, në 25 prill, nuk garove për deputete?

Mehmetaj: Unë garova por nuk fitova. Nuk fitova të jem deputete. Po do angazhohem me të rinjtë

Gazetarja: Angazhimin e të rinjve në politikë nuk do ta shohim sepse ju nuk do të jeni në Parlament, se zonja Kryemadhi zgjodhi Petrit Vasilin.

Mehmetaj: Këtu do jem, do më keni këtu.

Gazetarja: Epo në Parlament nuk do të jeni, më e reja do jetë Andia Ulliri e PD.

Mehmetaj: Unë nuk e fitova dot mandatin, isha e dyta. Ne donim tre mandate. Nuk ia arritëm dot. Unë nuk e fitova mandatin, gara nuk ishte e drejtë.

Gazetarja: Ku është Etjen Joka. Pse fshihet Etjen Joka (kandidat i LSI që blinte vota në Tiranë, është në kërkim). Unë i kam nxjerr videon duke blerë vota.

Mehmetaj: Nuk e di ku është Etjen Joka

Gazetarja: Të dali para Gjykatës Etjen Joka

Mehmetaj: Meqë jeni kaq e interesuar për mua dhe për të rinjtë, të më kishit ftuar në emision para zgjedhjeve, jo tani

Gazetarja: Të kemi ftuar Kejdi, t’i ke qenë e ftuar në studio

Mehmetaj: Ka dhe video të tjera të shitblerjes së votave

Gazetarja: Sille Kejdi videon, nuk do vijmë ne të marrim video të juve. Na i sillni videot ku PS blen vota dhe ne do i nxjerrim.