Gazetarja Rudina Xhunga solli në jetë mbrëmjen e së dielës, 3 Shkurt një vajzë.
Nuk ka dyshim që në këto ditë të vrenjtura shkurti, e vogla ka sjellë diellin në ciftin Hila-Xhunga.
Sipas burimeve fëmija i parë i çiftit Dritan Hila dhe Rudina Xhunga do të quhet me emrin Alana.
Gazetarja ka shprehur gjithmonë kënaqësinë që të kishte një vajzë. “Unë e kam parafytyruar veten gjithnjë nënë të një vajze, dhe kështu ndodhi, pa e pasur unë në dorë”- është shprehur ajo.