Reagimet kundër Edi Ramës vazhdojnë të jenë të shumta. Pas reagimit të djeshëm, gazetarja Sonila Meço ka shkruar sërish në rrjetet sociale.
Ajo ka rrëzuar pretendimet e Edi Ramës duke bërë publike vetëm 2 foto.
Postimi i Sonila Meços në Facebook:
A ka pak dinjitet në reagime?
Në përpjekjen për të stigmatizuar reagimin e njerëzve, ndaj asaj që konsiderojnë padrejtësi, kuptoj dënimin e dhunës dhe si nënë që rris një vajzë në këtë vend ligështohem për çdo pasiguri.
Por kur argumenti kundra është se pamjet e djeshme na çojnë një hap pas ëndrrës europiane, këtu ndalem ca dhe ftoj sidomos njerëz të medias që e bëjnë këtë. Sepse pikërisht ata kanë transmetuar pamje të ngjashme nga çdo vend i Bashkimit Europian, ku zemërata ndaj asaj që konsiderohet padrejtësi ka ofruar pamje të ngjashme.
Ja shembujt, të përzgjedhur nga protesta krejtësisht qytetare, për arsye të ngjashme: shtrëngim laku në fyt prej masave sipas tyre të padrejta nga pushteti:

Foto 1: Paris, Francë. Taksistët protestojnë dhunshëm ndaj masave favorizuese për privatët e Über Taxi

Foto 2: Frankfurt, Gjermani. Qytetarët prostesojnë ndaj masave shtrënguese ditën e hapjes së zyrave të reja të Bankës Qendrore Europiane





