Një protestë e shënuar me momente tensionesh para Parlamentit, ku gazi lotsjellës nuk u kursye as këtë radhë nga policia.

Kryetarja e Lëvizjes Socialsiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte mes protestuesve, duke mos i shpëtuar as ajo pasojave të gazit lotsjellës.

Kryemadhi është fotografuar teksa tenton të mbrohet, duke vendosur një shami para hundës.

Mësohet se as ajo dhe as kryedemokrati Lulzim Basha nuk kanë pësaur lëndime, ndërkohë që nuk kanë munguar të dëmtuarit në radhët e qytetarëve.

Gazi lotsjellës nisi pasi protestuesit shembën traun hyrës të Parlamentit, çka solli reagimin e ashpër të policisë.