Edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka kërkuar sot dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i PD.

Gazment Bardhi: Të gjejmë një zgjidhje që bën bashkë demokratët. Por vendimi për Berishën nuk zhbëhet dot. Vlerësoj qëndrimin e Bashës për t’u vënë në dispozicion të zgjidhjes. Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges së askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar.

Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje. Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë.