Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar dorëheqjen Elisa Spiropali si kryetare e Kuvendit, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Administrative për shfuqizimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Bardhi u shpreh se ligjvënësit demokratë u ndaluan të hyjnë në Kuvend duke i bllokuar derën me kangjella hekuri dhe forca sigurie, teksa theksoi se ky vendim ishte në kundërshtim me Kushetetutën.

“Duhet të dorëhiqeni, nuk keni lejuar opozitën të marrë pjesë në seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, I vendosët deputetëve kangjella hekura e forca sigurie. Futët edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët të futen brenda në Kuvend

Ti atje lart në majë, që je përfaqësuese e kriminelëve, duhet të dorëhiqesh.

Nxirr Gardën jashtë. Duhet të ndjeni turp bashkë me zonjën e vezëve. Duhet të jepni dorëheqjen. Nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige.

Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, ti heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here”, tha Bardhi.