Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që brenda këtij sesioni të raportojë në Kuvend, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ashtu siç kanë raportuar edhe institucionet e tjera.
Bardhi tha se sot të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe ditën e nesërme të ftohet kryetari i KLSH për të bërë raportimin vjetor.
“Unë e kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në këtë sallë për shkak të shkeljeve të dyshuara korruptive. Ka qenë KLSh që ka denoncuar aferën e inceneratorëve, skandalin tek onkologjiku.
Kontrolli i Lartë i Shtetit do të duhet të ftohet të raportohet ditën e nesërme në seancën plenare”, tha Bardhi.