Gazment Bardhi mbledh sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Përmes një mesazhi, Bardhi ka njoftuar deputetët demokratë për mbledhjen.
Mësohet se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:00. Kujtojmë se sot opozita do të mbajë një protestë para Kuvendit në orën 17:00, në një kohë kur brenda ka dhe seancë plenare.
Sakaq, opozitarët kanë si skenar të tyre prishjen e seancës plenare.