Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përfunduar pasditen e sotme në spital me lëndime në këmbë. 

Lajmi u dha në një studio televizive, ku ai ishte i ftuar mbrëmjen e sotme.

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela tha se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

“Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme”, tha Lela.