Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të videos, ku kryebashkikaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla shfaqet duke pirë drogë.

Pasi e denoncoi rastin në emisionin “Opinion”, Bardhi u shpreh se tanimë Prokuroria e Posaçme ka një mundësi që të vendosë para përgjegjësisë një grup kriminal që shpërndan drogë në Bulqizë.

“SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!,”– shkruan Bardhi, i cili postimin e tij e shoqëron edhe me një video.