28 korrik 2015 –  Deri tani në Taviano, qytet i vogël (me 12 618 banorë), i cili quajt i tillë më 2 qershor 1996 me dekret të Presidentit të atëhershëm të Italisë Oskar Luixhi Skalfaro (Oscar Luigi Scalfaro), kanë marrë nënshtetësi italiane 6 të huaj. Shtetasi i fundit i huaj, që u bë italian në komunën e provincës së Leçes në Pulja, është një shqiptar nga fshatrat e Durrësit, 40-vjeçari Gazmir Hoxha, i martuar me Aida Hoxhën. Çifti jeton në Taviano prej shumë vitesh si dhe fëmijët që tani flasin italisht mirë.

“Familja jonë – thotë Gazmiri – ndjehet italiane në fakt, tani ne kemi pranuar të gjitha zakonet dhe traditat e këtij vendi që na mirëpriti, na tregon rrugën drejt një jete të re. Sigurisht, pa harruar atdheun tonë, Shqipërinë, ku jetojnë prindërit dhe të afërmit tanë. Por në Taviano kam gjetur punë dhe dinjitet njerëzor”.

Kryebashkiaku Karlo Portaçio (Carlo Portaccio) tha se “nënshtetësia italiane është e bazuar në parimin e "jus sanguinis", për të cilën një fëmijë i lindur nga një baba italian ose nëna është italian”. Shtetasit të ri italian i dha një kopje e Kushtetutës dhe flamuri italian. Pati duartrokitje nga të pranishmëve në ceremoni kur Gazmir lexoi formulën rituale: “Betohem të jem besnik ndaj Republikës dhe të zbatoj Kushtetutën dhe ligjet italiane”.

Info

Sipas Institutit Italian të Statistikave, më 31 dhjetor 2009, në Taviano rezultonin si banorë 359 të huaj, nga të cilët 260 shqiptarë, 28 rumunë, 12 gjermanë, 10 marokenë dhe 1 spanjoll.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/