Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekuras deklaroi lidhur me gazsjellësin TAP se vazhdojnë të zhvillohen konsultimet për nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare ndërmjet tre vendeve-Greqi, Shqipëri dhe Itali.
“Eshtë një plan strategjik është i një rëndësie të madhe për të treja vendet, por jo vetëm për ato. Është një projekt me rëndësi strategjike për vetë Bashkimin Evropian dhe ne shpresojmë se do të ketë një përparim pozitiv në periudhën e ardhshme. Shpresojmë që në të ardhmen të zbatohet ky porojekt me përfitime shumë pozitive për të gjitha vendet dhe Bashkimin evropian”, tha Delavekuras, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas lajmit se SHBA favorizojnë projektin rival, Nabucco për transportimin e gazit.