19 nëntor 2014 –  Të ndërgjegjshëm për incidentet e tifozëve serbë tre vjet më parë, apo të kroatëve të dielën, kanë sjellë shqetësim paraprak tek italianët në lidhje me numrin e madh të tifozëve kuqezinj, të pranishëm në Xhenova, në mbështetje të lojtarëve të tyre. Por faktet kanë provuar tjetër gjë. Tifozët shqiptarë vepruan si zotërinj të vërtetë, në qoftë se nuk i marrin parasysh ato tri invazione, por me kuptim, dhe të izoluara të fushës. “La Gazzetta dello Sport” ka shkruar pas ndeshjes: “Stadiumi i Xhenovas është me ngjyrë të kuqe, në prevalencë shumë të qartë. Duket sikur po luhet në Tiranë. Por shqiptarët janë aty në mbështetje të Ligurias, me parulla e psalme pro afërsisë me italianët. Ata kanë dhënë një demonstrim të qytetërimit inkurajues, pasuruar me duartrokitje ritmike të himnit tonë. Ju lumtë!”