Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të rivalëve në fazën finale të Euro 2016, kanë nisur edhe analizat për shanset e skuadrave të kalojnë fazën e grupeve. Gjashtë muaj përpara startit të evenimentit, Gazzetta Dello Sport përcaktoi me detaje përqindjen për secilën nga 24 skuadrat pjesëmarrëse.Nisur nga Grupi A, ku e përditshmja më e madhe sportive në Itali i jepte shanse maksimale Francës.
Duke qenë se luajnë në shtëpi, shanset e “gjelave” të kalojnë grupin janë 100 për qind.Më pas vjen Zvicra me 45 për qind dhe Rumania me 35 për qind dhe e fundit në grup cilësohet Shqipëria.
Sipas Gazzetta Dello Sport, kuqezinjtë kanë vetëm 20 për qind shanse të kalojnë fazën e grupeve, e megjithatë do të provojnë të jenë surpriza e madhe e turneut.Përsa i takon skuadrave të tjera në Euro 2016, Anglia shihet e favorizuar në Grupin B, me 70 për qind të shanseve, e ndjekur nga Rusia me 50, ndërsa Uellsi dhe Sllovakia janë në barazpeshë.Në Grupin C vjen një tjetër favorite absolute, Gjermania, që ndiqet nga Polonia me 50 për qind, Ukraina me 40 dhe Irlanda e Veriut me vetëm 10 për qind.Edhe pse është tejet i fort, në Grupin D shanset e Spanjës të kalojë në 1/8-at vlerësohen 90 për qind. Republika Çeke dhe Kroacia cilësohen në garë me njëra-tjetrën, ndërsa e fundit është Turqia.
Në Grupin E, Italia nuk është favorite. Rolin e luanit aty e ka Belgjika me 80 për qind të shanseve, ndërsa të kaltërit kanë vetëm 60 për qind për tu kualifikuar, përpara Suedisë dhe Republikës së Irlandës.Grupi ku të paktën në letër dy vendet e para duken të caktuara është ai F. Portugalia dominon me 90 për qind, e ndjekur nga Austria me 65. Islanda vlerësohet e treta, ndërsa më pak e kuotuar është Hungaria.