Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar pas kritikave për përdorimin e dialektit të gegërishtes në Parlament.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ajo ka artikuluar se zgjedhja e saj për përdorimin e gegërishtes, është një akt përfaqësimi dhe qëndrimi politik. Ajo shprehet se e refuzon gjuhën standarde, duke e konsideruar gegnishten një formë më të fortë identiteti.
“Asht për t’ardh keq që dialekti jonë geg, n’vend që me u trajtue si dhanti, shpesh prej disave shihet si pengesë. Po lexoja rastësisht komentet dhe po shoh që e njëjta qasje si ajo e intervistuesit pasqyrohet edhe te shumë njerëz të tjerë. E përsëris edhe një herë se gegnishja jeme asht ma politike dhe refuzoj me e fol gjuhën standarde”, shkruan Koçeku.





