Një politikan skocez ka zbuluar sesi ka shpëtuar jetën e vajzës së tij, pasi ajo gëlltiti një monedhe. Alex Cole-Hamilton tha se la vajzën e tij Darcy duke ndjekur një video në ‘Youtube’ por më pas dëgjoi një tingull të tmerrshëm mbytës dhe pak më pas ajo i tregoi se kishte gëlltitur një monedhë.
Ajo ndaloi së marruri frymë dhe politikani Hamilton filloi ta shpëtonte duke përdorur mësimet e marra nga kursi i ndihmës së shpejtë, 25 vite më parë.
Ai e ktheu vajzën me kokë poshtë dhe e goditi atë 5 herë nga pas. Pavarësisht se monedha nuk doli jashtë, veprimet e tij ishin të mjaftueshme për ta lejuar Darcyn të marrë frymë sërish.
Vajza u transportua në spital dhe me ndihmën e mjekëve dhe nën ndikimin e anestezisë monedha u largua nga trupi i të miturës.





