Pas një kohe të gjate larg intervistave, i ftuar sot në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Gena rrëfeu mbi karrierën dhe dashurinë e tij! Gena këndon prej 27 vitesh dhe sot është një nga këngëtarët më të kërkuar, me koncerte brenda dhe jashtë vendit!

Më parë, se këngëtari të niste rrugën në muzikë, ka studiuar për pikturë! Por nga buron suksesi i Genës? 

“Puna e madhe me veten, performancat e mia live, t’i japësh te gjithë shpirtin publikut”, thotë ai. Emri vërtetë i këngëtarit është Brigen, por për më lehtësi ai sot njihet si Gena!

Përveç emrit të vërtetë këngëtari edhe sekretet e natyrës romantike, një prej karakteristikave që ia njohin njerëzit që ka afër vetes. Duke i konfirmuar çmenduritë për dashurinë, Gena tha se ka pasur edhe ai raste të tilla: “Sa të duash kam bërë çmenduri, budallallëqe…” – thotë ai duke qeshur.

Pyetjes së Jonidës se cili ka qenë budallallëku më i madh në emër të dashurisë, ai mund të numërojë pa fund, por ka pasur një rast të cilin e kujton mjaft mirë, në një moment kur ishte i dashuruar kokë e këmbë e i verbuar nga dashuria.

“Po ja p.sh. kam pritur dy orë në shi, ndërkohë që mund të ulesha diku e të prisja. Por kur dashuron del nga kontrolli, nuk ke kohë të mendosh që të mos lagesh, dashuria të verbon”,– vazhdon Gena.