Genard Hajdini dhe motra e tij, Sonida, janë marrë nga shërbimet sociale dhe aktualisht po marrin trajtim në Qendrën e Shëndetit Mendor pranë QSUT.
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që të dy përfundojnë në psikiatri, pas sjelljeve shqetësuese të shfaqura në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, Genardi, i ndjekur nga mijëra persona online, publikoi pamje ku shfaqej motra e tij në gjendje të papërshtatshme brenda banesës.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ai është shfaqur “live” në TikTok nga ambientet e spitalit psikiatrik, duke konfirmuar se ndodhen sërish aty.
“Shiko ku jam te psikiatria, na futën prapë edhe mua edhe Sonidën. Futën Sonidën më tepër të kuronin atë, por edhe më këtë rast më thanë të kujtojmë edhe ty. Çfarë halli kam unë, unë jam më rregull vetëm se i mëshoj ‘Instagramit’.
Na futi shteti shteti mbreti, andej nga Surreli. Çfarë do bëjmë tani, do bëjmë ndonjë xhingë e, do bëjmë gallatë hajde hajde psikiatri, na është bërë si Tiranë-Durrës, çdo 2-3 javë në psikiatri, a jeni në terezi a jo”, shpreh ai.





