Genc Prelvukaj është një ndër reperët më të spikatur të skenës shqiptare. Së fundmi, atë e njohin dhe si partnerin e këngëtares Eni Koçi. Mirëpo, një lajm i mirë vjen nga Genci, ai është emëruar udhëheqës i shoqatës APIK, një shoqatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.
Lajmin të ditur e ka bërë kompozitori Florent Boshnjaku, i cili e ka shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’ duke shkruar:
“Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojmë shumë suksese në vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës së autorit në vendin tonë!”.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Eni, e cila në një postim në ‘InstaStory’ shkruan se është krenare për të.
Genc Prelvukaj emërohet drejtor në institucionin e rëndësishëm, Eni krenare më shumë se kurrë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nikolla Sudar 85 vjet dritë në fjalë dhe në kohë
Këshilli i Ministrave miraton rritjen e pagës minimale
Ndryshime në qeveri/ Andrea Shllaku emërohet zv.ministri i ri i Mbrojtjes
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Mirënjohës! Vendimi, kontribut domethënës për stabilitetin në rajon





