Reperi nga Prishtina Genc Prelvukaj është një nga më njohurit në trevat shqiptare. Ai së fundi ka publikuar këngën e re, bashkëpunim me Greta Koçin “S’ka dashni”. Dhe pikërisht për të promovuar këngën dhe klipin ata ishin dje pasdite në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan.
Por jo gjithçka ka shkuar mirë me gjithë pritjen e përzemërt të prezantues. Pyetja ka qenë ajo që ka bërë të Gencin të ndjehet i befasuar dhe i nënvlerësuar. Gjatë bisedës, Rudina e pyet se kush e ka shkruar tekstin.
Genci: Unë
Rudina: Ky është teksti i parë që shkruani apo keni shkruar edhe herë të tjera tekste këngësh?
Genci nuk e fsheh habinë dhe përgjigjet: Kjo është hera e parë që vij në këtë studio ndaj mbase dhe bën këtë pyetje, por shkruaj tekste këngësh që në 1999-n. Këngët e mia vetë i kam shkruar kryesisht…
Ky ishte një moment krejt i pakëndshëm për drejtuesen e emisionit, shkruan “Opinion.al”.





