Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ka bërë që artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, të shtyjë publikimin e këngës së tij më të re të titulluar “Mungon”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Prelvukaj njofton se kënga e planifikuar për t’u publikuar sot do të shtyhet për disa ditë.

Sipas këngëtarit, sot më shumë se kurrë duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Njoftim;

Kënga Mungon e planifikuar të publikohet sot në orën 12:00, pas zhvillimeve të sotme në Kosovë shtyhet për disa ditë.

Sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ju faleminderit për mirëkuptim”.

Ditën e sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje meqë Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, teksa sipas Kushtetutës së Kosovës,

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do ta ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri.”, shkruan ai.