Mbretëreshës së bukurisë në Rusi i merret titulli. Ajo është parë në Maldive pasi ka anuluar paraqitjet në evente të rëndësishme duke thënë se ishte e sëmurë.
Miss Moska 2018, Alesia Semerenko, po akuzohet se ka refuzuar të merr pjesë në eventet më të rëndësishme duke thënë se ishte e sëmurë.
Por, ajo më pas është parë në rrjete sociale duke pushuar e duke marre rreze në Maldive.
24 vjeçarja madje ka marrë kurorën në shtëpi, që është kundër rregullave, duke e dëmtuar atë.
Dhe kur e ka kthyer, diamantet kanë rënë nga kurora, kanë thënë organizatorët.
Mirëpo, modelja e njohur ka përgënjeshtruar këto akuza kundër saj, duke pretenduar se është viktimë e një hakmarrjeje dhe një fushate gënjeshtrash, kjo pasi që ajo ka nervozuar shumë njerëz, pasi ka fituar titullin prestigjioz të më të bukurës në Rusi tre muaj më parë.





